1 Prill, 2020 - 9:48 am
Nëse deri tani keni dëgjuar vetëm lajme të trishtuara për shkak të koronavirusit, atëherë këtu keni diçka për t’ju ngritur humorin.
Kjo pasi bota mund të jetë në distanc sociale mes pandemisë së koronavirus, por asgjë nuk do të ndalte një nga grupet më të suksesshme të djemve të të gjitha kohërave që mblidheshin së bashku në një kauzë të mirë.
Anëtarët e grupit të famshëm “Backstreet Boys” janë mbledhur së bashku për të dhënë një shfaqje për fansat e tyre, të cilët janë të izoluar në shtëpi.
Ka qenë iniciativa e Elton John për të bërë këngëtarët e famshëm që të këndojnë për fansat e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë.
AJ McLean, Howie Dorough, Nick Carter, Brian Littrell dhe Kevin Richardson i mbërthyen fansat e tyre duke i bërë nostalgjik me hitin e tyre të vitit 1999 “I want it that way” nga shtëpitë e tyre përkatëse në pesë ekrane të ndryshme.
Koncerti, i organizuar nga Elton John dhe transmetuar në Fox, vjen disa javë pasi Boys Backstreet anuloi një koncert në Sao Paulo, Brazil për shkak të krizës globale, duke thënë se siguria e tifozëve të tyre ishte “përparësia e tyre kryesore”. / KultPlus.com