Lady Gaga me koleksion mahnitës të maskave në “MTV Video Music Awards”

31 Gusht, 2020 - 12:36 pm

Pandemia nuk e ka ndalur Lady Gagan të sjellë performancë mahnitëse në MTV Video Music Awards.

Pjesë të veshjes së saj gjatë performancës, Gaga ka zgjedhur një koleksion të mrekullueshëm maskash, ndërsa ka fituar në pesë kategori.

Ngjarja artistike përfshiu performanca të artistëve, ndërsa reflektoi vështirësitë e këtij viti me pandeminë COVID-19.

Këtë vit, aksesori më në modë është maska, megjithatë koleksioni i mbretëreshës së muzikës në tapetin e kuq e çoi në një nivel tjetër modën në VMA.

Lady Gaga është shfaqur në veshje të ndryshme dhe maska, teksa dominoi me bashkëpunimin e saj me Ariana Granden, raporton AP. 

Ajo ka inkurajuar fansat e saj që të jenë të sjellshëm dhe të mbajnë maskat, duke shtuar se mbajtja e maskës është shenjë respekti.

Të tjerë performues po ashtu kishin në fokus mbajtjen e maskave. Maluma ishte tjetër performues i cili bashkë me grupin e valltarëve performuan me maskë.

The Weeknd ishte performuesi i parë i natës me këngën “Blinding Lights”, transmeton KOHA. Ai u duk zemërthyer kur pranoi dy çmime, përfshirë një për videon më të mirë të vitit, pasi tha se ishte e vështirë të festonte, ndërsa kërkoi drejtësi për Blake dhe Breonna Taylor, të cilët janë vrarë në Louisville.

“Qëndroni të shëndetshëm, flisni lirshëm dhe mbani maskën, është shenjë respekti” ka thënë Gaga në fjalimin e çmimit të fundit që mori. / KultPlus.com

Të ngjajshme