Laura Pausini dhe Biagio Antonacci së bashku në turne

4 Dhjetor, 2018 - 8:00 pm

Dhjetë stadiume për të çimentuar një raport miqësie dhe pune ndër vite dhe që kohët e fundit u përforcua me këngën “Il coraggio di andare”.

Laura Pausini e Biagio Antonacci bashkojnë forcat për të realizuar një turne veror në arenat e hapura në Itali, duke nisur nga Bari, më 26 qershor, për të përfunduar më 1 gusht në Cagliari.

Miqësia e dy artistëve, të cilësuar si dyshja fantastike, nis në Festivalin e Sanremos 1993, i pari si “big” i Antonacci-t dhe i pari triumfues i Pausini-t, si një ndër propozimet e reja.

“Jemi si motër e vëlla. Nuk kemi nevojë për shpjegime, i gjendemi pranë njëri-tjetrit si në fitore dhe në humbje. Me të ndihem e mbrojtur”, -tha këngëtarja.

Kanë shkruar këngë për njëri-tjetrin, si “Tra te e il mare”, “Vivimi”, “Lato destro del curre”, “Sei”, “Se tornerai” apo “L’amore comporta”.

“Do të jetë një spektakël plot lumturi dhe jetë. Të japësh, do të jetë fjala kyç”, -tha Antonacci. /KultPlus.com

Të ngjajshme