25 Korrik, 2018 - 10:25 pm
Laura Pausini u bë kryefjalë e mediave italiane dhe ndërkombëtare.
Kjo, pasi gjatë një koncerti në Circo Maximus, Laura u shpreh me disa fjale banale kundër Beyonces, gjithashtu edhe në një intervistë më parë u shpreh kundër këngëtares amerikane, e cila mori dritën jeshile për të xhiruar në Koloseun e Romës.
Ndërkohë, pak ditë pas videos që qarkulloi në rrjet, Laura ka reaguar në një status të gjatë në Facebook ku shpjegon fjalën e saj të thënë në koncert dhe ku u drejtohet mediave mjaft e zemëruar.
“Jam shumë e lodhur duke punuar me mjaft zemër, shpirt, me mjaft pasion e duke harruar edhe të fle, por në fund i gjithë përkushtimi im përfundon duke u bërë temë thashethemesh e keqinterpretimesh”, – shprehet këngëtarja italiane./KultPlus.com