Lindita Halimi vjen në Kosovë me një qëllim, ofron 2 mijë dollarë për fituesin

24 Shkurt, 2020 - 9:04 pm

Lindita Halimi e cila është e njohur për zërin e saj të veçantë dhe që ka mar pjesë edhe në shumë festivale muzikore, kësaj here po vjen në Kosovë me një qëllim tjetër, shkruan KultPlus.

Lindita e cila njihet edhe për transformimet trupore, tash e pesë vite punon edhe si instruktore fitnesi në Amerikë, dhe përvojën e saj dëshiron ta vë në shërbim të vendasve të saj, andaj ajo ka vendosë që të vij në Prishtinë për tre muaj, që të jetë trajnerë personale në fitnes BootCamp.

Dhe po sipas planifikimit të saj, do të shpallet edhe më i miri i këtyre ushtrimeve tre mujore, ku Lendita Halimi do ta shpërblejë me 2 mijë dollarë./KultPlus.com  

Të ngjajshme