15 Korrik, 2018 - 3:57 pm
Pas pak nis ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca.
Përmbyllja e Kupës së Botës po bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë.
Pas pak Era Istrefi, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë himnin e këtij kampionati “Live it up”.
Rikujtojmë se Era Istrefi, para dy ditësh u paraqit edhe në një konferencë për medie në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo nuk la pa përmendur dy bashkëvendësit e saj që në këtë kampionat luajtën për kombëtaren e Zvicrës – Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Era, tha se momenti më i mirë gjatë kampionatit ka qenë ai kur dy shqiptarët kanë shënuar gol kundër Serbisë që atë ditë luante me Zvicrën./ KultPlus.com