10 Qershor, 2019 - 11:30 am
Jennifer Lopez nisi turneu “It’s My Party: The Live Celebration” në nder të ditëlindjes së saj të 50-të në “The Forum” në Los Angeles mbrëmjen e së premtes.
Dhe një e ftuar shumë e veçantë iu bashkua divës së muzikës në skenë, vajza e saj 11-vjeçare Emme.
Nënë e bijë kënduan një duet në skenë dhe fansat mbetën me gojë hapur.
Lopez dhe Emme performuan këngën “Limitless” nga filmi i saj “Second Act” ndërsa ishin veshur të dyja me fustan të kuq.
Këngëtarja nuk mund të përmbante krenarinë e saj dhe publikoi një pjesë të videos duke kënduar në rrjetet sociale.
Megjithatë aftësitë vokale të Emmes nuk ishin befasi. Muajin e kaluar, Lopez publikoi një video të vajzës duke kënduar “If I Ain’t Got You” të Alicia Keys./oranews