3 Gusht, 2022 - 6:30 pm
Madonna vazhdon të mos ndryshoj mendim rreth rëndësisë së zotërimit të të drejtave ligjore të muzikës. Në një intervistë të fundit për revistën “Variety”, ajo tha se nuk ka plan ta shes katalogun e pasur muzikor.
Kur u pyet pse nuk do ta konsideronte mundësinë për t’i shitur të drejtat e diskografisë së saj, siç kanë bërë këta muajt e fundit këngëtarët si, Justin Timberlake dhe Sting, ajo u përgjigj direkt duke thënë: “Sepse ato janë këngët e mia. Zotërimi i muzikës tënde është gjithçka që ka rëndësi, apo jo?”.
Megjithëse ajo ende e ruan pronësinë mbi katalogun e saj, në gusht të vitit të kaluar Madonna e nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi me kompaninë, “Warner Music Group”. Këngëtarja pohoi se partneriteti me këtë kompani ishte i mahnitshëm, si dhe e konfirmoi se ajo do ta ketë një rol ekzekutiv në mënyrën se si do të ribotohet materiali i saj i vjetër.
Po ashtu javën e kaluar, Madonna, deklaroi se ka vendosur ta realizojë filmin e saj biografik, me qëllim që t’i ndalojë “burrat mizogjenë” që ta marrin përsipër projektin. Siç u bë e ditur në vitin 2020, këngëtarja e ka bashkëshkruar dhe po e bënë regjinë e filmit ende të patitulluar. Besohet se aktorja e serialit “Ozark”, Julia Garner, po konsiderohet për rolin protagonist të projektit.
Albumi i fundit i incizuar në studio i Madonnas ishte, “Madame X”, i cili u publikua në qershor të vitit 2019. Në dhjetor të vitit të kaluar ajo i paralajmëroi fansat se do të lansojë muzikë të re gjatë këtij viti.
E pyetur se çfarë mund të presin nga ajo në një të ardhme të shkurtër, Madonna tha se thjesht po kërkon mënyra interesante dhe argëtuese për ta ribotuar katalogun dhe për t’ia prezantuar muzikën e saj një brezi të ri adhuruesish./koha/ KultPlus.com