17 Maj, 2019 - 12:30 pm
Manjola Nallbani është një nga të paktat artiste shqiptare që i ka rezistuar kohës me stilin muzikor që posedon tash e shumë vite.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nallbani mbrëmë (e enjte) ka mbajtur një koncert recital. Artistja e cila është edhe profesoreshë në Akademinë e Arteve në Tiranë në skenë nuk ishte vetëm, pasi ka kënduar disa këngë edhe me kolegët e saj.
Aurela Gaçe, Eli Fara, Kastriot Tusha dhe Shkëlzen Jetishi ishin disa nga miqtë e Nallbanit, që i dhanë më shumë emocion këtij koncerti.
Karriera e saj e gjatë, çmimet e ndryshme, vlerësimet në festivale e tjera, albumet e kanë bërë Manjolën një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës.
Ndryshe, ky recital është mbajtur në Qendrën Kulturore të Qendrës Ortodokse dhe këngëtarja ishte shumë e gëzuar pasi ishin shitur të gjithë biletat para koncertit. /Telegrafi/KultPlus.com