Me emër shqip ‘flutur’, del në treg koleksioni i Dua Lipës (FOTO)

18 Dhjetor, 2021 - 11:08 pm

Dua Lipa dhe Puma po e vazhdojnë parnteritetin e tyre, duke arritur të realizojnë një bashkëpunim të ri mes veti, shkruan KultPlus.

Pasi u emërua vjeshtën e kaluar si ambasadore e markës, fituesja e Grammy, Dua Lipa dhe Puma më në fund kanë lansuar koleksionin e quajtur “Flutur”.

Koleksioni i Dua Lipës për markën e veshjeve sportive Puma, të quajtur shqip “Flutur” është frymëzuar nga vitet ’90 dhe përfshin katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve e po ashtu përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-sme një flutur.

Koleksioni Puma x Dua Lipa “Flutur” u publikua sot në faqen e Puma-s dhe në dyqane. Çmimi i koleksionit varion nga 30 deri në 110 dollarë.

Ndërsa, lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja kosovare me famë botërore, e cila ka thënë se mezi pret t’i sheh fansat e saj duke zgjedhur llojin që pëlqejnë nga ky koleksion.

“Koleksioni FLUTUR tashmë në treg 🦋 DUA X PUMA 🦋 mezi pres t’ju shoh në llojin tuaj!”, ka shkruar Lipa në rrjetet sociale.

https://us.puma.com/us/en/puma/dua-lipa-collection / KultPlus.com

Të ngjajshme