4 Prill, 2019 - 11:30 am
Llogaria e re në Instagram e Princit Harry dhe Meghan Markle ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë për të fituar një milion ndjekës në këtë rrjet social.
Guinness World Records tha se llogaria e re në Instagram e hapur nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan është më e shpejta për të fituar 1 milion ndjekës.
Llogaria, e quajtur sussexroyal, u krijua të martën më 2 prill dhe arriti 1 milion ndjekës në vetëm 5 orë dhe 45 minuta, duke shënuar një moment historik .
Që atëherë llogaria ka mbledhur 3.3 milionë ndjekës.
Llogaria deri më tani ka dy postime që kanë fituar mijëra pëlqime, si dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat. / KultPlus.com