21 Korrik, 2018 - 10:10 pm
Është bërë dukesha e Sussex prej vetëm dy muajsh, por të bërit pjesë e familjes mbretërore angleze, nuk është kaq e lehtë për Meghan Markle.
Gruaja e princit Harry, duket se e ka të vështirë që të kuptojë disa nga rregullat mbretërore.
Gjatë këtyre muajve ish-aktorja amerikane, është shoqëruar kudo nga asistentja historike e mbretëreshës Elizabeth, Samantha Cohen e njohur ndryshe si “The Panther”.
Edhe i shoqi Harry e ka ndihmuar me sa mundet, por ka disa rregulla që ajo nuk i kupton mirë.
“Bëhet fjalë për disa rregulla të etikës mbretërore, të vështira për tu kuptuar dhe pranua. Një prej tyre është fakti që mbretëresha preferon që pjesëtaret e familjes mbretërore të veshin fustane poshtë gjurit dhe jo pantallona”, tha një burim për revistën “People”.
Një tjetër rregull me të cilin nuk po përshtatet dot, është fakti se Meghan e ka të ndaluar të kryqëzojë këmbët dhe këtë gjë e ka bërë në disa evente zyrtare, shkruan noa.al.
Dukesha këmbëngul që të ruaj disi nga spontaniteti i saj, por kjo gjë ka ndeshur në kritika. Mbetet për t’u parë se si do të jetë përshtatja e saj me familjen mbretërore./ KultPlus.com