16 Mars, 2024 - 11:30 pm
Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, do ta lansojë një brend të ri për stilin e jetesës.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në faqen e saj të Instagramit më 14 mars. Brendi do të quhet “American Riviera Orchard”.
Një burim i afërt me dukeshën i ka thënë Page Six, se ky brend është një lloj vazhdimësie e blogut që pati ajo më herët që quhej “The Tig”, i cili kishte për fokus shtëpinë, kopshtin, ushqimet dhe stilin e jetesës në përgjithësi.
“Ajo ka qenë duke punuar në këtë drejtim për afërsisht që një vit dhe ka të bëjë me të gjitha gjërat që ajo i ka për zemër, të gjitha gjërat që ka pasion”, ka thënë burimi.
Brendi i ri i ish-aktores, do të përmbajë shumë lloje të produkteve për shtëpi, duke përfshirë edhe disa ushqime të vogla si marmelata, enë të ndryshme, çarçafë për tavolinë, gota si dhe disa libra recetash.
Disa burime të tjera kanë thënë se Meghan po planifikon të nisë një emision për stilin e jetesës dhe të ngrënit në platformën Netflix./ KultPlus.com