26 Qershor, 2019 - 7:30 pm
Ish-zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama, i ka shkruar një letër këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, përcjell albinfo.ch.
Në këtë letër Michelle e ka falënderuar Bebe-n për përkrahjen që kjo e fundit i ka dhënë për fushtatën “College Singing day” të vitit 2019.
Përmes kësaj letre, Michelle ka shprehur vlerësimin për Bebe Rexhën dhe dëshirën që të vazhdojnë bashkëpunimin në të ardhmen.
“Barack dhe unë urojmë gjitha të mirat për ty dhe më të dashurit tu”, përfundon letra e Michelle Obama-s, që Bebe e ka shpërndarë në Instagram.