15 Tetor, 2020 - 11:14 am
Miley Cyrus iu ka premtuar fansave të saj se “së shpejti” do të sjellë këngën e re me Dua Lipën.
Duke folur për radion spanjolle Cadena 100, Cyrus ka thënë se “është një përzierje perfekte e ne të dyjave”.
Gjithashtu ajo shprehet se është shumë krenare për këtë bashkëpunim.
“Jam super krenare për këtë”, ka thënë ajo.
Cyrus tutje ka shtuar se fansat e saj e kanë lutur që të publikohet ky bashkëpunim, dhe “ata mund të presin diçka shumë shpejtë”.
Ky lajm vjen pak javë pasi kishte konfirmuar se në albumin e saj të ri do të përfshihen Dua Lipa e Billy Idol. / KultPlus.com