Mimoza Rudaj, vajza shqiptare imazh i brendit ‘Zebra Fashion’

28 Janar, 2020 - 3:55 pm

Vajzat shqiptare duket sikur kanë një element të veçantë në vete. Këtë po e dëshmojnë sukseset e tyre të vazhdueshme, shkruan KultPlus.

Përveç muzikës, sportit e aktrimit, ato po tregohen të suksesshme edhe në botën e modelimit.

25-vjeçarja Mimoza Rudaj, e lindur dhe rritur në Zvicër, po tregohet goxha e suksesshme në këtë fushë, duke pozuar për brendet e njohura si ‘Zebra Fashion’ dhe ‘Vogele Shoes’.

Dashuria e saj për fotografinë duket sikur ka lindur bashkë me të. Qysh në moshën 13 vjeçare ajo ka rënë në sytë e brendeve të njohura të cilët edhe i kanë bërë ftesë për reklamë. ‘Yendi Chicoree & Schild’, brendi i njohur zviceran zgjodhi për imazh pikërisht këtë vajzë shqiptare.

Por, nuk shkoi larg dhe Mimoza nisi studimet, çka e bëri të shkëputet nga bota e modelizmit.

Por, gjatë kësaj kohe, ëndrra e saj duket sikur kishte marr përmasa më të mëdha. Pas një pauze disa vjeçare, ajo i rikthehet pasionit të saj më e fuqishme dhe e përmbledhur si asnjëherë më parë.

https://www.instagram.com/p/B6N0KN4lbCE/

Për KultPlus, sot kur ajo edhe feston ditëlindjen, ka ndarë disa gjëra për lexuesit.

“Jam një femër me shumë energji, më pëlqejnë udhëtimet, dua ta vizitoj botën dhe të mbledh eksperienca dhe kujtime të bukura. Gjatë vitit i realizoj rreth 3 udhëtime jashtë Evropës, ndërsa nëpër Evropë janë të panumërta. Por përveç udhëtimeve, pjesën tjetër të kohës e shfrytëzojë shumë edhe për gardëroben, jam e fiksuar pas shopingut”, ka treguar Mimoza.

Karriera në Zvicër është e vështirë, por Mimoza po ia del mjaft mirë.

“Të bësh karrierë në Zvicër është shumë e vështirë. Por, falë rrjeteve sociale kam arritur të krijoj kontakte me brende të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendin ‘Zebra’ ka lindur pikërisht prej Instagramit, ku edhe i kanë parë fotografitë e mia e më kanë dërguar ftesë.”

Gjatë bisedës tonë, ajo ka folur edhe për Kosovën, vendin që zë një vend të veçantë në zemrën e saj.

“Kam shumë kujtime të mira nga Kosova dhe e vizitoj vendin tim dy deri tri herë në vit. Shëtis gjithë botën, por nëse nuk kthehem edhe në Prishtinë nuk ndihem e përmbushur. Shpesh e sjell edhe shoqërinë time në Kosovë të cilët janë mahnitur nga mikpritja dhe shoqëria që kanë gjetur këtu.”

Mimoza, në të ardhmen ëndërron të bashkëpunojë me ‘Calvin Klein’ dhe ‘Dior’.

Por, nuk e përjashton mundësinë për ndonjë bashkëpunim të mundësh në Kosovë i cili deri më tani nuk ka ndodhur. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B7IySLqltQA/

Të ngjajshme