8 Tetor, 2019 - 11:00 am
Ngjarja e bukurisë Miss Globe 2019 këtë vit do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe në Malit të Zi. Janë 58 vajza të cilat do të konkurrojnë mes tyre për të rrëmbyer kurorën.
Pasi kanë kaluar me sukses konkurset në vendet e tyre, vajzat tashmë kanë mbërritur në Tirana International Aeroport me shpresën për të triumfuar në këtë kompeticion.
Emocioneve të pjesëmarrjes iu shtohen edhe ato të vëmendjes që stafi i Deliart nuk kursehet t`i dhurojë.
Pas aeroportit konkurrentet e Miss Globe gjetën mikpritje në disa prej resorteve të bregdetit Adriatik.
Nuk mund të mos ndaheshin nga atdheu i tyre duke marrë me vete e duke pozuar me kostumet kombëtare që ishin në fokus të aparatit të Fatjon Repishtit.
Këtë vit ngjarja shënon pjesëmarrjen më të madhe të shteteve në 16 vite organizim. Kompeticioni i bukurisë do të zhvillohet me moton për një planet të gjelbër ndërsa në rrjetet sociale do t’i bashkëngjitet hashtagu NoPlanetB
Nata finale do të zhvillohet më 21 tetor në Ulqin. /KultPlus.com