10 Tetor, 2019 - 1:43 pm
Para dy vitesh në qendër të lajmeve rozë ishte modeli i njohur nga Lezha, Rolando Lekaj. I njohur si model, ku prej disa vitesh zhvillon karrierën e tij në Kinë, Roland ka mahnitur botën me blerjen e çmendur në ankandin e bamirësisë. Shqiptari nga Lezha ka blerë koleksionin e fustaneve që kushtonte plot 1.6 milion dollarë.
I ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée të TCH, modeli është pyetur pikërisht për këtë gjest që bëri që gjithë bota të flasë për të.
“Kam blerë jo një, por 30 fustane nga 30 modelet më të famshme të botës dhe një fustan është vetëm një në botë. Ato lekë kanë shkuar për research për kundra sëmundjes SIDA apo dhe kundra problemeve që kanë lidhje me marrëdhëniet seksuale. Kur gjendet ai ilaç, nuk shpëton vetëm amerikanët, kinezët etj., por shpëton gjithë botën.
Ajo ndihmë që unë kam dhënë atë ditë nuk është vetëm për modën apo për t’u treguar në televizion, por është për gjithsecilin nga ne, edhe për fëmijët e fëmijëve tanë, sepse në të ardhmen ata nuk do të jetojnë me frikë siç po jetojmë sot ne”, ka shpjeguar modeli i njohur Rolando Lekaj teksa nuk ka ngurruar të thotë që ka marrë edhe shumë komente se pse nuk ndihmon Lezhën, por bëri këtë bamirësi në Kanë.
Fillimet e tij Rolandi i ka pasur në “Miss & Mister Lezha” që më pas vijoi me të tjera spektakle mode e bukurie në Shqipëri, për t’u bërë model i markave të mëdha si “Hugo Boss” dhe “Hermes”.
Ndërkohë ai është i martuar me një biznesmene dhe vajzë spektaklesh në Kinë, nga e cila ka një vajzë/Top Channel/ KultPlus.com