13 Gusht, 2018 - 7:00 pm
Këngëtarja më e kërkuar e momentit në skenën e muzikës pop në botë, pas një kohe të gjatë u rikthye në vendlindje për të performuara në koncertin e babait të saj.
Sipas raportit të Policisë, Festivali “Sunny Hill” i mbajtur në Gërmi, mblodhi jo më shumë se 12 mijë njerëz që kishin shkuar për të parë nga afër performancat e artistëve botërorë, në mesin e të cilëve ishte e shumë kërkuara Dua Lipa.
Performanca e saj, u mirëprit nga publiku, por që koncerti ‘Sizget’ në Hungari e detyroi këngëtaren të larohej nga Prishtina, në natën e tretë të këtij festivali.
Menjëherë të nesërmen, Dua kishte për të performuar në festivalin e madh në Hungari, aty ku numri i shikuesve ishte dukshëm më i madh krahasuar me atë të shikuesve në vendlindjen e saj.
Rreth 75 mijë njerëz të mbledhur në një koncert të vetëm, dëshmuan edhe njëherë suksesin e garantuar të këngëtares me prejardhje shqiptare.
E natyrisht, nuk kishte si të ikte detaji i shumë përfolur i çmimit të biletave për Festivalin “Sunny Hill” për të cilin të gjithë që donin ta ndiqnin nga afër këtë festival, duhej të paguanin nga 35 deri në 55 euro, derisa në Hungari çmimi shkonte deri në 120, gjë që nënkupton diferencë të madhe./KultPlus.com