23 Korrik, 2020 - 3:53 pm
Janis Winehouse, nëna e këngëtarës tragjike Amy Winehouse ka postuar një foto në Twitter ku shihet një qiri dhe këpucët e së bijës.
Këngëtarja e hitit “Back to Black” ishte vetëm 27 vjeç kur u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Camdem.
Sot bëhen 9 vjet prej që ajo ka vdekur dhe Janis Winehouse vendosi të ndajë në Twitter foton për të kujtuar të bijën.
Ajo poshtë fotos ka shënuar “Love Janis Xxx”.
Shumë miq dhe adhurues të këngëtares së ndjerë komentuan dhe e ngushëlluan për këngëtaren e ndjerë. / KultPlus.com