8 Nëntor, 2018 - 9:49 pm
Tekst shkruesi i njohur Ilir Berani i cili vazhdon të jetë aktiv në sjelljen e krijimeve të reja, kësaj radhe ka njoftuar për një këngë të veçantë sipas tij, shkruan KultPlus.
Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Mitrovica” e cila këngë do të vjen e interpretuar nga një grup artistësh.
Gili, Enis Potoku, Teuta Kurti, Vullnet Marigona dhe Linda Hakaj kanë shkrirë zërat e tyre në këtë këngë e cila vjen me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani, ndërsa e orkestruar nga Florent Boshnjaku.
Kënga do të lansohet nesër në kanalin YouTube në orën 18:00.
“Miqe te dashur ju njoftoj se neser ne oren 18h ne youtube premiere kenga “Mitrovica”
Qyteti ku une mbarrova klasen e pare dhe te dyte te shkolles fillore
Qyteti ku u lind djali im i pare Roberti
Qyteti ku i kam shume njerez te dashur
Me vargjet “Cdo zemer e ka nje Mitrovice” ju pershendes nga zemra!”, ka shkruar Berani në Facebook. /KultPlus.com