31 Janar, 2020 - 3:30 pm
Akeisha Land është një 39-vjeçare nga Missouri, e cila ka marrë famë falë ngjshmërisë së saj me Meghan Markle. Akeisha është nënë e dy fëmijëve, Greyson dhe Tristan, fotot e të cilëve i poston në një faqe Instagrami të quajtur @greyson_land.
Faqja aktualisht numëron mbi 158 mijë ndjekës dhe u rrit në mënyrë të frikshme, kur ajo postoi një foto me të bijën, Greyson. Arsyeja ishte ngjashmëria e saj e madhe me Meghan Markle.
Akeisha ka treguar për Daily Mail se njerëzit e ndalojnë shpesh në rrugë, pasi e ngatërrojnë me Meghan-in.
“Më krahasojnë me Meghan-in shumë shpesh dhe jo vetëm online. Edhe kur jam jashtë, në kishë, në teatër, në market… Ndodh shpesh që njerëz të rastësishëm të më thonë: Ta ka thënë dikush se ngjan… Unë gjithmonë qesh para se ta mbarojnë fjalinë, sepse e di për kë do të më thonë. Ma kanë thënë shpesh, sidomos kohët e fundit që kam filluar t’i mbaj flokët e drejta.
Edhe familja dhe miqtë më thonë se ngjaj me të. Edhe pse unë personalisht nuk shoh ndonjë ngjashmëri, e marr si komplimet, sepse ajo është tmerrësisht e bukur. Madje, ndonjëherë them me shaka se jam e gatshme ta zëvendësoj nëse ajo nuk dëshiron të shkojë në ndonjë event ku është e ftuar”, -shprehet me shaka Akeisha.
Nëse u hidhni një sy fotove të saj, do të gjeni pafund komente që theksojnë ngjashmërinë e saj me Meghan-in.