Nik Xhelilaj rrëfen peripecitë në Turqi, bëhet pjesë e një seriali

14 Mars, 2019 - 10:53 am

Aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj, tashmë prej kohësh është bërë pjesë e kinematografisë turke. Madje aktualisht Nik Xhelilaj po zhvillon xhirimet e një seriali turk.

Megjithëse së fundmi nuk ka folur shpesh rreth karrierës së tij dhe jetës private, aktori i mirënjohur ka zhvilluar një intervistë me Orinda Hutën.

Orinda Huta ka publikuar në Instagram disa sekuenca të intervistës së puntatës së emisionit “Jo vetëm modë”, duke zbuluar dhe disa detaje për aktorin.

Aktori shqiptar ndër të tjera gjatë intervistës dëgjohet që të shprehet kështu:

“Shansi im që në Shqipëri në ato vite pati një erë të mirë në qendrën e kinematografisë shqiptare. Pas katër vitesh për të marrë përgjigjen, refuzim vize!”

Mirëpo sipas tij, regjisori (turk) e kishte ndarë mendjen dhe i ka zhvilluar audicionet në Tiranë.

https://www.instagram.com/p/Bu6L8GOAXfn/?utm_source=ig_web_copy_link

Po ashtu ai pohoi se personazhi i tij në film ka të bëjë me vrasje dhe eliminime personash të ndryshëm.

I pyetur për raportet e tij me femrat, Niku është shprehur duke qeshur se i ka të mira: “Në raportet e mia private me femrat i mirë jam. Veten për të mirë e di.”/ news.arkiva.de/ KultPlus.com

Të ngjajshme