17 Mars, 2019 - 11:00 am
Këtë të shtunë ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka treguar më shumë për planet për të ardhmen.
E pyetur nëse ajo ka menduar të largohet nga Shqipëria, Boka ka befasuar me përgjigjen.
“Me të thënë të vërtetën, nëse do të kem një peng në jetë do jetë përse s’kam ikur nga Shqipëria! Por nuk e di pse jam e bindur se do qëndroj gjithë jetën time këtu.
Kam patur një periudhë tranzicioni me veten time, se sa e ndjeja veten rehat në këtë vend. Nuk e kam folur asnjëherë. Realisht kam kaluar edhe një periudhë depresioni ku e mendoja veten pak më të lirshme për këtë vend. Unë vërtetë jam ajo që shumica mendojnë në ekran por jam vërtetë edhe shumë e lirshme, pa komplekse. Nuk e kam menduar këtë, që duhet të ruhesh pak se je e famshme. Kam dashur gjithmonë të bëj gjërat siç i kam qejf. Të mos e vras mendjen kush po më sheh ndërkohë që jam duke u puthur me të dashurin. Normalisht unë e konsideroj veten model, jap një shembull por për mua të jesh shembull i mirë duhet të jesh i lirë mbi të gjitha.”, ka rrëfyer Olta. / KultPlus.com