22 Nëntor, 2020 - 4:15 pm
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora përgjatë bisedës në konferencën virtuale “Diaspora Flet 2020” me Erion Veliajn, u shpreh se ndjehet krenare për prejardhjen e saj dhe titullin që Kosova ia ka dhënë, shkruan KultPlus.
Përgjatë bisedës me kryebashkiakun e Tiranës, Ora shtjelloi tema të ndryshme, ndër të tjera ajo foli edhe për nacionalitetin që ka.
Këngëtarja Ora nuk kursei së shprehuri se ndjehet krenare për titullin që Kosova ia ka dhënë.
“Kam qenë gjithmonë entuziaste e të folurit kaq hapur e të pasurit titullin Ambasadore Nderi e Kosovës sepse ishte një nga momentet më të mira të jetës sime”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera ajo përmendi edhe mënyrën se si është rritur.
“Jam shumë krenare nga vij dhe prindërit e mi më kanë rritur duke folur shqip në shtëpi dhe me frymën e kulturës trashëgimisë dhe me këtë vjen krenaria, vendosmëria, disiplina dhe ti thjesht bëhesh më i vendosur nga ç’je, ndihem kaq e gëzuar që shoh artistë të famshëm që vijnë nga vendi im”, theksoj Ora.
Videon e plotë të bisedës mund ta shikoni në: https://www.facebook.com/watch/?v=370470467351771 . / KultPlus.com