Parfumi i ri i Hiltonit i frymëzuar nga karriera e saj si DJ

1 Tetor, 2019 - 9:42 pm

Paris Hilton sjell edhe një parfum të ri, të frymëzuar nga karriera e saj si DJ. Trashëgimtarja 38-vjeçare e ka prezantuar parfumin e saj të 25-të, për të cilin ajo insiston se e pasqyron entuziazmin e skenës së jetës së natës.

“Ajo që më pëlqen më së shumti lidhur me të qenit DJ është shpërthimi i energjisë që e marr në skenë dhe t’i sjell lumturi një turme njerëzish,” tha ajo për Women’s Wear Daily. “Doja ta kapja atë ndjenjë në një parfum dhe ta festoja femrën me vetëbesim e cila është jeta e ahengut.”

“Electrify u frymëzua nga jeta e natës, unë duke bërë DJ, dhe thjesht duke qenë në skenë dhe duke performuar para njerëzve dhe ajo ndjenjë e mahnitshme që e kam aty, ndjehem sikur jam elektrizuar,” shton ajo.

Parfumi i ka notat e mollës së kuqe, bozhures, manjolës dhe trëndafilit turk.

Ish-ylli i The Simple Life e lansoi parfumin e saj të parë në vitin 2004 dhe e pranon se është akoma në shok për suksesin e madh të linjave të parfumeve të saj.

“Kur isha vajzë e vogël, gjithmonë mendoja se do ta kisha një parfum,” thotë ajo. “Nuk e dija se do t’i kisha 25 sosh një ditë.” /KultPlus.com

Të ngjajshme