21 Janar, 2020 - 11:10 am
Christian Dior ka qenë stilist i njohur francez, i cili është njëri nga themeluesit e shtëpive më të mëdha të modës, shkruan KultPlus.
Modelet e Diorit u bënë të njohura në mbarë botën, ato shquheshin për ndikimin e pëlhurës.
Dior arriti të bëhet mjeshtër i krijimit të formave të siluetave. Ai padyshim ka mbetur njëri nga stilistët më të njohur të të gjitha kohëve, dhe sot në ditëlindjen e tij KultPlus ka përzgjedhur disa nga thëniet e tij të njohura:
“Pas grave, lulet janë gjëja më e bukur që Zoti i ka dhuruar botës.”
“Eleganca e vërtetë gjendet kudo, sidomos në gjërat që nuk duken.”
“Njeriu nuk gabon kurrë nëse ndjek si shembull natyrën.”
“Uniformiteti është nëna e mërzisë.” /KultPlus.com