Pas martesës me princin Charles, Diana iu ishte përgjigjur 47.000 urimeve dhe kishte shkruar 10.000 letra falënderuese

20 Shtator, 2018 - 11:00 pm

Edhe pse princesha Diana ka ndërruar jetë në vitin 1997, disa nga veprimet e saja vazhdojnë t’i mahnitin njerëzit nga e gjithë bota.

Përveç kryerjes së obligimit si princesha e Uellsit, ajo e ka shfrytëzuar kohën e lirë edhe për të shkruar letra falënderimi.

Në biografinë e autorizuar me titull “Diana: Tregimi i saj i vërtetë” të shkrimtarit Andrew Morton, shkruan se princesha me ditë të tëra është përkushtuar që t’ua kthejë letrat të gjithë atyre që i kanë shkruar.

Është interesant një prej fakteve që pas martesës me princin Charles në vitin 1981, Diana iu është përgjigjur të gjithë 47.000 urimeve.

Po ashtu, siç transmeton Huffington Post, ajo ka shkruar plot 10.000 falënderime për të gjitha dhuratat që ka pranuar.
Hulumtimet e realizuara nga shkencëtarët Diane Gottsman dhe Jacqueline Whitmore kanë treguar se shumica e njerëzve nuk u japin rëndësi letrave falënderuese, gjë që ka qenë krejtësisht ndryshe me Dianan.

Diana Frances Spencer (emri i plotë i princeshës) ndërroi jetë më 31 gusht 1997 në një aksident komunikacioni në tunelin Pont de l’Alma në Paris. /KultPlus.com
https://twitter.com/princessdibooks?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1041093505924390917&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-marteses-princin-charles-diana-iu-ishte-pergjigjur-47-000-urimeve-dhe-kishte-shkruar-10-000-letra-falenderuese%2F

Të ngjajshme