10 Gusht, 2018 - 11:46 pm
Në skenën e ngritur në parkun “Gërmia” deri më tani janë prezantuar një numër i madh artistësh vendor por edhe të huaj.
Grupi Asgjë sikur Dielli janë ngjitur në skenë, duke performuar para publikut disa nga hitet e tyre, për të vazhduar pastaj me: Sytë, MTNJ, Kachinari, Genc Salihu, Gipsy Groove, Offchestra, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra, Oda, Jericho dhe Grace Carter dhe Stanaj.
Ky i fundit këndoi për herë të parë para publikut prishtinas.
Dhe e fundit, ajo që të gjithë po e presin, artistja e madhe Dua Lipa, do të dalë në skenë rreth orës 12 pas mesnate.
Lipa do të këndojë dhe performojë para fansave hitet e saj më të fundit, ndërsa shquhet si ylli i mbrëmjes së sotme./ KultPlus.com