Pasuria 20 milionë funta e Aviciit iu takon prindërve të tij

20 Dhjetor, 2018 - 10:00 am

E gjithë pasuria prej 20 milionë funtash e Dj Aviciit do t’iu takojë prindërve të tij. Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, nuk ka shkruajtur testament para vdekjes së tij në Muscat, Oman në prill. Megjithatë, sipas dokumenteve ligjore që u bënë publike, prindërit e tij, Klas Bergling dhe Anki Liden do të pranojnë pasurinë prej 20 milionë funta.

Sipas gazetës suedeze Expressen.se, me ligjin suedez pasuria e Aviciit automatikisht do t’u jepet prindërve të tij, meqë ai nuk ishte i martuar dhe nuk kishte lënë fëmijë. Avicii i cili famën e ka arritur me këngën Levels në vitin 2011, ka pasur pasuri prej 61 milionë funta por milionat ua ka dhuruar bamirësisë, shkruan rtv.21 Dj ishte përshkruar nga familjarët e tij si “shpirt fragjil që nuk do të mund të shkonte më tej” dhe se ai “u përball me mendime rreth jetës dhe lumturisë”. Para vdekjes, Avicii ka folur rreth etapës tjetër jetësore me mesazhe prekëse, dhe fansat kishin arritur t’i kapin kuptimet e fshehura në tekstet e këngëve të tij./rtv21/ KultPlus.com

Të ngjajshme