Pranvera dhe Arta Muja pjesë e katalogut të Clemens Wirschke

29 Gusht, 2017 - 11:15 pm

Dy modelet shqiptare, Pranvera dhe Arta Muja, të cilat jetojnë në Gjermani, atje ku edhe po zhvillojnë karrierën e tyre si modele, jo rrallë na kanë shpalosur imazhet e tyre si pjesë e fotosesioneve për brende të njohura gjermane, shkruan KultPlus.

Dy motrat, së fundmi kanë pozuar për dyqanin e njohur Clemens Wirschke, i cili ekziston që nga 1946.

Dyqani i C. Wirschke është adresa ekskluzive e Düsseldorfit për etiketat e modelit të klasit të lartë. Pjesë e katalogut të këtij dyqani, dy modelet shqiptare janë bërë për herë të tretë.

Pranvera dhe Arta në këtë katalog kanë prezantuar koleksionin e ri 2017/2018. / KultPlus.com





Të ngjajshme