11 Tetor, 2018 - 9:00 pm
Më në fund është publikuar klipi muzikor “Taki taki” me artistët më të pëlqyer të momentit.
DJ Snake, Selena Gomez, Ozuna dhe Cardi B janë shfaqur me të kuqe në projektin latin që pritet të sfidojë fuqishëm “Despaciton”.
Ka vetëm pak ditë që është publikuar dhe është më i klikuari duke arritur gati 5 milionë kliklime.
Ishte ideja e DJ Snake për të bërë këtë bashkëpunim, i cili tha për Billboard se donte të bënte një rekord regatoni për klubet e natës dhe gjeti dy mbretëresha, kështu i cilëson Selenës dhe Cardin.
Titulli i këngës është vendosur nga Ozuna dhe është një lloj kërcimi tepër ritmik dhe sensual që transmetohet tek publiku vetëm me anë të muzikës./a.a/ KultPlus.com