Reagimi i Ryan Reynolds kur sheh transformimin e veshjes së Blake Lively në “Met Gala” bëhet viral në rrjetet sociale

3 Maj, 2022 - 3:29 pm

Ryan Reynolds është një fans i madh i gruas së tij, Blake Lively.

Ndërsa bashkëshortja mahnitëse e aktorit u ngjit në shkallët e “Met Gala” dhe ekipi i saj i stilistëve u hodh shpejt për të zhveshur fustanin e saj dhe për të zbuluar një pamje krejt më ndryshe të fustanit– Ryan mund të shihej duke vështruar gruan e tij me një shikim të tronditur dhe habie absolute.

Blake pati një moment kryesor në shkallët ndërsa ajo zbuloi jo një, por dy pamje për mbrëmjen ndërsa fansat brohorisnin, shkruan DailyMail.

Dhe Ryan dukej qartë se e admironte momentin e partneres së tij, ndërsa ai u bashkua me të në shkallë për të pozuar së bashku.

Reynolds i la përdoruesit e mediave sociale të mahnitur për mënyrën sesi ai e shikonte gruan e tij teksa ajo pozonte e vetme në tapetin e kuq në “Met Gala” në New York.

Një fans që ndau momentin emocionues në Twitter shkroi: “Nëse ai nuk të shikon ashtu siç Ryan shikon Blake, vajza nuk është ai”.

Një përdorues tjetër shkroi: “Reagimi i Ryan Reynolds ndaj zbulimit të ndryshimit të fustanit të Blake Lively është gjithçka.

Foto: Getty Images

Aktorja mahniti me një fustan “Versace” pa rripa me bizhuteri dhe një brez dramatik rozë me hark pas saj teksa shëtiste në tapetin e kuq me partnerin e saj.

Sikur fustani i saj verbues të mos mjaftonte për të kryesuar listën e veshjeve më të mira, skuadra e Blake hoqi harkun e fortë nga ijet e yllit, i cili e shndërroi pjesën më të madhe të fustanit nga rozë në blu sa hap e mbyll sytë.

Duke u ndalur për të biseduar në tapetin e kuq, Blake shpjegoi se pamja e saj për natën ishte frymëzuar drejtpërdrejt nga ‘arkitektura e qytetit të Nju Jorkut’ dhe ‘ndërtesat historike’ të qytetit, të tilla si Empire State Building dhe stacioni Grand Central.

Blake dhe Ryan, ndërkohë shërbyen si një nga mikoqirët e mbrëmjes, së bashku me Regina King dhe Lin-Manuel Miranda. /Telegrafi/ KultPlus.com

Të ngjajshme