25 Maj, 2019 - 1:59 pm
Fansat e këngëtares Areiana Grande janë ndarë shumë të zhgënjyer nga statuja e saj e re prej dylli në muzeun “Madame Tussaud’s” të Londrës.
Ditë më parë, kompania që realizoi statujën prej dylli përi të ditura fotografitë e saj, dhe reagimet e fansave ishin të menjëhershme.
“Nuk kemi gjë kundër, por është me të vërtetë e keqe”, shkruante një komentues.
“Ariana nuk duket aspak si Ariana në këtë figurë”, ishte komenti i një tjetër përdoruesi në rrjetet sociale.
Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)
Ndërkohë, figura prej dylli e Ariana Grandes do të jetë e disponueshme për vizitorët për plot pesë javë që nga tani.
Kujtojmë që në po të njëjtin muze, muaj më parë është prezantuar edhe figura prej dylli e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. /Telegrafi/KultPlus.com