8 Nëntor, 2018 - 7:46 pm
Për të 33 vit radhazi revista e njohur People ka nxjerrë në coverin e saj “Mashkullin më seksi në botë”. Dhe për herë të parë që nga viti 1987, kur Denzel Washington ishte i përzgjedhuri, kjo kurorë i shkon një aktori me ngjyrë.
Bëhet fjalë për aktorin Idris Elba, i cili edhe pse ka marrë titullin e “Order of the British Empire”, titulli më i lartë që mund të marrë një britanik, është shprehur shumë i kënaqur nga ky fakt.
Që nga roli si bossi i drogës “Russell Stringer Bell”, i cili i dha famë në Amerikë, tek roli i protagonistit në serialin e HBO “The Wire” e deri tek portretizimi i rojtarit të Asgaridas Heimdall në filmin e Marvel “Thor”, 46 vjeçari është bërë një nga yjet më të njohur dhe të dashur për publikun në Hollywood. /KultPlus.com