7 Prill, 2018 - 10:01 am
Altuna Sejdiu – Tuna ka kohë që nuk ka ardhë me një baladë të fuqishme.
Kjo megjithatë nuk na pengon të sjellim në mendje disa prej këngëve të njohura të saj.
Kënga “Bileta” është kënduar në vitin 2007 dhe ka pasur një tekst për lakmi. Një histori dashurie që duhet konsumuar në kohën kur ka bileta për ditë të lumtura.
Karriera muzikore e Altunës do të merrte kahje tjetër viteve më vonë, por “Bileta” mbetet një prej këngëve të veçanta të këngëtares që dallohet edhe për dukje, edhe për zë të veçantë.
Kënga në vitin 2007 u këndua në Top Fest në Shqipëri dhe morri pëlqimin e publikut asokohe.
Ne po e rikthejmë këtë këngë të Altunës këtë të shtunë, siç bëjmë shpesh për të sjellë emocione të kohëve të vjetra. / KultPlus.com