6 Prill, 2021 - 1:45 pm
Rihanna po e mbështet komunitetin aziatiko-amerikan, duke e huazuar zërin e saj prej ylli global të muzikës për të bërë thirrje për ndalimin e dhunës ndaj aziatikëve. Këngëtarja e ndoqi një prej marshimeve paqësore në rrugët e Los Angelesit, të organizuar nga lëvizja “#StopAsianHate”.
Ylli i muzikës R&B marshoi nëpër rrugë e shoqëruar nga asistentja e saj, Tina Truong, dhe i bashkoi forcat me një numër të madh përkrahësish të kësaj çështje, duke mbajtur parulla në duar që bëjnë thirrje për ndalimin e urrejtjes së paarsyeshme dhe dhunës ndaj aziatikëve në Amerikë. Në një prej parullave që Rihanna po e mbante në duar shkruante: “Urrejtja është e barabartë me racizmin ndaj Zotit”, kurse tjetra shkruante “#StopAsianHate”.
Rihanna nuk është se vetëm u shfaq në këtë marshim. Ajo u angazhua gjatë gjithë kohës duke i krijuar vet parullat të cilat i mbante lartë me krenari. Ajo madje shoqërohej me marshuesit e tjerë, duke vallëzuar dhe fotografuar me ta.
Në fakt… ishte e vështirë ta dalloje që ajo ishte ylli global i muzikës, Rihanna, për shkak të maskës së zezë që ia mbulonte pothuajse tërë fytyrën, syzet e zeza të diellit dhe kapelës të cilën e mbante në kokë. Madje kishte marshues të shumtë që nuk e njihnin atë.
Por rëndësi kishte ngjarja e cila ka për qëllim ta ndalojë dhunën kundër komunitetit aziatik më vend.
Urrejtja ndaj aziatikëve në Amerikë ka dalë jashtë kontrolli së fundmi. Gjatë fundjavës një grua u sulmua rëndë në parkun “Central” të New Yorkut, një tjetër grua 65-vjeçare pësoi lëndime të rënda nga një burrë i cili tashmë është paditur për krim të nxitur nga urrejtja, ngjarje kjo e cila ishte xhiruar e tëra nga kamerat, derisa para pak javësh disa persona mbetën të vdekur nga një sulm me armë zjarri në tri lokale të masazhit të drejtuara nga aziatiko-amerikanët. / KultPlus.com