Rihanna takohet me Presidentin francez në mbështetje të arsimit global (FOTO/VIDEO)

27 Korrik, 2017 - 12:03 pm

Ambasadorja e organizatës ndërkombëtare ‘Global Partnership for Education’ Rihanna, është duke bërë fushatë aktive në mbarë botën, për të mbështetur arsimimin e barabartë të fëmijëve në mbarë botën, shkruan ABCNews, përcjellë KultPlus.

Në kuadër të kësaj fushate që promovon arsimin gjithëpërfshirës, dje Rihanna ka vizituar edhe Francën, ku është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij, Brigitte Macron.


Në këtë takim ata diskutuan për mënyrat e përkrahjes së arsimit të fëmijë në mbarë botën, me theks të veçantë ata diskutuan për arsimimin e vajzave.

Këngëtarja e famshme, Rihanna përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social, Twitter falënderoi presidentin francez dhe gruan e tij, për këtë takim.


‘Ju faleminderit shumë Zotëri President dhe Zonja e Parë, për këtë takim të mrekullueshëm dhe për pasion që e treguat për mbështetjen të arsimit global dhe edukimit të vajzave’, shkroi Rihanna, përcjellë KultPlus./ KultPlus.com

Të ngjajshme