19 Shtator, 2017 - 5:31 pm
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është parë në shoqërinë e yllit të PSG-së, Neymarit dhe pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton.
Rita ishte e ftuar në ahengun e pilotit britanik, i cili po festonte fitoren e papritur në Sngapore Grand Prix të dielën, transmeton Koha.net.
Ylli i PSG-së, Neymari, postoi fotografi me Ritën dhe Hamiltonin, i cili e ka quajtur brazilianin si “vëlla nga një tjetër nënë”./ KultPlus.com