24 Gusht, 2017 - 3:12 pm
Rita Ora si dhe motra e saj Elena Ora, vajzat kosovare të cilat jetojnë në Londër, përkundër famës ato mundohen të jenë të kujdesshme edhe me të tjerët, shkruan KultPlus.
Të dy vajzat, bashkë me markën e famshme britanike të produkteve të grimit Rimmel, fytyrë e së cilës për një kohë të gjatë është Rita Ora, janë kujdesur që të ju dërgojnë disa dhurata nga produktet Rimmel, femrave të prekura nga zjarri në kullën Grenfell në Londër, me idenë që të shohin buzëqeshje në fytyrat e tyre.
Elena, ka postuar në Instastory një fotografi ku tregon për këtë gjest të bukur për gratë, të cilat humbën shtëpitë e tyre prej zjarrit që përfshiu këtë kullë. Përballë produkteve ajo ka treguar edhe mesazhin drejtuar këtyre grave.
“Ja një gjest i vogël për gratë e afektuara nga zjarri në Kullën Grenfell në Londër. Duke shpresuar që kjo mund t’ua rikthejë sado pak buzëqeshjen në fytyrë në këto momente të vështira. Nga Rita Ora, Elena Sahatçiu dhe Ekipi i Rimmel”, thuhet në mesazh. / KultPlus.com