27 Tetor, 2017 - 12:29 pm
Takimi vjetor i “KISS Halloween Party” në Londër mblodhi në tapetin e kuq shumë yje në një garë për maskën më të bukur.
Britney Spears është rikthyer pas në kohë, ajo u shfaq me veshjen e përdorur në këngën “Hit me baby one more time”, të publikuar 16 vite më parë, ndërsa Rita Ora kishte zgjedhur personazhin e filmit Batman & Robin, Ivin helmuese të luajtur mjeshtërisht në 1997 nga Uma Thurman.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Uma frymëzon të famshëm për maskën e Halloween, një të ngjashme ka përdorur edhe Kim Kardashian në vitin 2001, transmeton tch.
Ndërkohë, Dua Lipa u shfaq “kuqezi” me një kostum të frikshëm ngjyrë të ndezur dhe një trëndafil të zi. Pas nuk mbeti as Olivia Buckland e transformuar në një sirenë “të errësirës”. / KultPlus.com