9 Prill, 2019 - 5:01 pm
Siç është paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmë ka arritur në Kosovë.
28-vjeçarja do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).
Rita në Kosovë po shoqërohet nga nëna e saj Vera Ora, e cila ka thënë se ndihet krenare me vajzën e saj.
“Duke mbështetur @unicef_uk dhe @ritaora për punën e palodhshme për të ndihmuar fëmijët. Krenare për Ritën që po gjen kohë përgjatë turneut të saj muzikor që ta vizitoj Kosovën”, ka shkruar Vera në Instagram.
A post shared by Vera Ora (@veraora) on Apr 9, 2019 at 6:59am PDT