5 Qershor, 2023 - 11:50 am
Ka dalur numri më i ri i revistës Vogue Australia ku sot Rita Ora ka zbuluar edhe fotosesionin e plotë me bashkëshortin e saj Taika Waititi.
Ata ranë në dashuri në Sydney, kështu që edhe xhirimet për kopertinën e Vogue është parë si e përshtatshme të xhirohen në sfondin e portit vezullues atje.
Çifti i ri është hapur për Vogue për jetën e tyre së bashku si miqtë më të mirë dhe tani, bashkëpunëtorë krijues.
Të dy, u martuan vitin e kaluar dhe së fundmi mahnitën me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq në Met Gala në Atelier Prabal Gurung. Pozitiviteti i tyre i përbashkët ka bërë që edhe gjatë këtij fotosesioni të krijojnë situata të këndshme, shkruan Vogue.
“Rita është një profesioniste në njohjen e këndeve të saj,” bën shaka Waititi. “Ajo ka shumë më shumë poza se unë. Unë kam rreth katër poza dhe tre shprehje.”
Këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova, 32 vjeç, dhe shkrimtari dhe regjisori i vlerësuar me çmime Kiwi, 47 vjeç, shijuan një miqësi të gjatë pasi u prezantua nga Robert Pattinson në një ndejë që Waititi po organizonte në LA.
Dy vjet më vonë, ata po kalojnë një moment të bukur dhe jo vetëm për faktin se po fotografoheshin në qytetin që ishte sfondi i tyre romantik.
Muaji tjetër shënon publikimin e albumit të tretë në studio të Orës, You & I, i cili bashkon rrëfimin e historisë së tyre të dashurisë, këngë pas këngë. / KultPlus.com