Rita Ora e kujton Kosovën, por ‘Shine Ya Light’ nuk mund të shihet në Kosovë

4 Nëntor, 2019 - 7:48 pm

Këngëtarja shqiptare Rita Ora sot e ka kujtuar Kosovën në një mënyrë të veçantë.

Në Twitter ajo e ka shpërndarë videon e këngës “Shine Ya Light” – të cilën e ka xhiruar në Kosovë vite më parë.

“Sot është përvjetori i këngës, videoklipin e së cilës e kam realizuar në Kosovë. Kaq shumë kujtime gjatë filmimit në Kosovë, me aq shumë njerëz që më prisnin. Një nga këngët e mia të para, nuk do ta harroj kurrë emoocionin. Faleminderit të gjithëve” ka shkruar Rita në Twitter.

https://twitter.com/RitaOra/status/1191423391091351552

Ajo asokohe u pat pritur në mënyrë spektakolare në Kosovë, kur po xhironte për videoklipin e ri. Rita është ndër ato këngëtare që ka bërë shumë për diplomacinë kulturore dhe për Kosovën. Më vonë ajo është rikthyer në Kosovë disa herë për projekte të ndryshme.

Videoklipi zyrtar nuk mund të shihet në Kosovë, shkaku i ndalesave nga Youtube dhe Vevo. / KultPlus.com

Të ngjajshme