30 Janar, 2021 - 11:22 am
Festimi i datëlindjes së këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, ka bërë bujë të madhe në rrjete sociale, përcjell KultPlus.
Përveç komenteve të shumta dhe raportimeve gazetareske, Ora së fundmi është përballur edhe me ulje të ndjekësve në rrjetin social, Instagram.
Rita Ora ka humbur rreth 220 mijë ndjekës të Instagram ndërsa fansat e zemëruar e heqin yllin nga njoftimet e tyre, për shkak të festës së 30-vjetorit të lindjes së saj, shkruan Daily Mail
Krejt kjo vie si pasojë e mbajtjes së festës në restorantin “Casa Cruz” në Londër, përgjatë kohës kur Anglia ishte në izolim të rreptë.
Ora u cilësua si ‘egoise’ nga policia për shkak të këtij gjesti, teksa në një Top of Form
Bottom of Form
seancë u bë e ditur se si përfaqësuesit e yllit i ofruan menaxherit të shkarkuar 5000 funte për hapjen e paligjshme.
Ajo arriti në shtëpi në fermë më 21 mars përpara se kryeministri Boris Johnson të vinte në bllokim Mbretërinë e Bashkuar për të trajtuar krizën e koronavirusit, raporton The Sun. / KultPlus.com