5 Tetor, 2018 - 8:05 pm
Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka hyrë në historinë e Top Listës zyrtare në Britani të Madhe duke e thyer një rekord i cili është mbajtur për 30 vite, shkruan KultPlus.
Kënga e saj e fundit “Let You Love Me” e cila ka zënë vendin e 6-të në Top Listë, e ka bërë atë këngëtaren e parë femër në Britani që ka 13-të këngë në Top 10. Kjo ka nënkuptuar se Rita Ora ka thyer rekordin duke u bërë këngëtarja britanike me më së shumti këngë në Top 10. Më këtë ajo ua ka marrë vendin ikonave si Shirley Bassey dhe Petula Clark, të cilat kishin nga 12 këngë në Top 10./ KultPlus.com