29 Gusht, 2019 - 1:45 pm
Ylli botëror, Rita Ora, po vazhdon të lidhë marrëveshje me
kompani të modës për reklamimin e produkteve të tyre. Kësaj radhe me brendin e
modës Deichman.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare që jeton në Britani të Madhe, është bërë
imazh i kësaj kompanie, duke reklamuar koleksionin më të ri të “Deichman”,
shkruan KultPlus.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një video përmbledhëse nga kampanja e saj më e re, e cila është shoqëruar nga kënga e saj më e fundit “NeW Look”, e që përshtatet edhe me reklamën.
“Jam shumë në dashuri me bashkëpunimin tim të ri me Deichman!!! Faleminderit për të gjithë ekipin që më ndihmuan ta bëj gjithë këtë hedhje së bashku”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.
Faqja zyrtare e “Deichmann” në
Instagram ka publikuar disa video nga kampanja me Ritën, në një prej të cilave
Rita pyet vazhdimisht se “cila është zgjedhja juaj për të veshur sot?”.
Përndryshe, brendi “Deichmann SE” (dikur Heinrich Deichmann-Schuhe GmbH & Co. KG) është një zinxhir i madh gjerman i shitjeve me pakicë i themeluar në Essen, North Rhine-westphalia, Gjermani. Në vitin 2017, Handelsblatt e quajti atë shitësin më të madh të këpucëve në Evropë. / KultPlus.com