10 Prill, 2019 - 3:53 pm
Fotografia: Arben Llapashtica
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është duke qëndruar në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), shkruan KultPlus.
Deri në këtë moment Rita nuk është paraqitur para mediave, por sot ajo ka folur në një konferencë për media të organizuar nga UNICEF.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu. Kam arritur në Kosovë para dy ditëve dhe kemi kaluar një kohë të mrekullueshme me stafin e UNICEF-it. Ishte një udhëtim i mahnitshëm. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë e Kosovës. Jam mahnitur me resurset që kanë rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëjë çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim”, tha Rita.
Rita Ora po kthehet pas një viti në Kosovë mirëpo tashmë me mision humanitar, vitin e kaluar ajo kishte mbajtur një koncert në Prishtinë për nder të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./ KultPlus.com