21 Mars, 2019 - 1:21 pm
Ylli shqiptar i muzikës botërore Rita Ora ka shuar kureshtjen e ndjekësve të saj për të shkuarën.
Nëpërmjet një interviste në Twitter, këngëtarja e famshme, ka treguar se në të shkuarën ka punuar edhe si shitëse.
Ajo nuk ka fare komplekse dhe nuk ka turp të flasë për të shkuarën e saj.
Rita Ora e ka quajtur eksperiencën e saj në dyqanin e atleteve, ku punonte me miken e saj të ngushtë, si kohën më të bukur.
Këngëtarja shton se gjatë punës si shitëse arriti të njihte shumë njerëz.
Rita tha: Kam kaluar kohën më të mirë atje. Punoja bashkë me një miken time të ngushtë. Nuk pendohem për asgjë, sepse kam njohur shumë njerëz. Madje atje njoha disa njerëz që punojnë në labelin tim dhe unë u shisja atlete”.