3 Mars, 2018 - 7:34 pm
Ashtu siç ka premtuar, në datën tre mars këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora hodhi në treg linjën e saj të veshjeve, “Roara Republic”.
Tashmë pritet që përveç suksesit në muzikë, këngëtarja shqiptare të triumfojë edhe në botën e biznesit me linjën e saj të veshjeve, të cilat janë kryesisht sportive.
Në rrjetin social Instagram, Rita ka publikuar një pjesë të veshjeve të koleksionit të saj, duke njoftuar fansat se tashmë mund ti blejnë edhe online.